Altina Salihu, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, e cila zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare të drejtësisë, ku po merrnin pjesë 70 shtete të ndryshme, është pritur sot në takim zyrtar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku.
Asaj i është ndarë mirënjohje për këtë arritje.Kryetari Nura, me këtë rast, e ka përgëzuar Altinën për sukseset e arritura, dhe e ka inkurajuar të vazhdojë me angazhim shkollimin, ndërsa ka premtuar mbështetje nga Komuna për nxënës të talentuar.