Paris Saint-Germain ka njoftuar se mbrojtësi i këtij ekipi Nuno Mendes nuk do të luajë përreth katër muaj pasi që do t’i nënshtrohet një operacioni për një dëmtim të kofshës.
21-vjeçari pësoi këputje të kofshës në korrik dhe që atëherë nuk ka luajtur më, ndërsa operacioni i tij do të bëhet të premten në Finlandë.
PSG do të përballet me Clermont Foot të shtunën në Ligue 1, e ndjekur nga Newcastle United në Champions League më 4 tetor, raporton Goal.com.
Pas operacionit të Mendes, ai do t’i nënshtrohet rehabilitimit pasi kërkon të kthehet në aksion sa më shpejt të jetë e mundur.