17 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Numri i votuesve mbi 2 milionë, Gjermania e “mund” krejt diasporën

- Advertisement -

Gazetarja Gresa Nitaj në programin special të Maratonës Zgjedhore ne Klan Kosova ka shpalosur statistika të përgjithshme lidhur me Zgjedhjet Lokale 2025.

Nitaj ka bërë të ditur se këto statistika janë nga KQZ, por për analizë më të thellë janë konsultuar edhe me ekspertë të fushës.

Në këto zgjedhje do të garojnë gjithsej 38 komuna, me 2,067,998 votues në total.

Numri i qendrave të votimit është 948, kurse numri i vendovitimeve: 2625

Nga këto qendra, për votimit të rregullt përfshijnë 2571, kurse ato me kusht janë 38.

Nga statistikat, bëhet e ditur se votues të rinj janë gjithsej 33,540 mijë, kurse, numri i votuesve 18 vjeç është 26,654.

Sa i përket numrit të votuesve nga diaspora, Nitaj bëri të ditur se numri i këtyre votuesve është 46,015 mijë, me më së shumti nga Gjermania 21, 500.

Të ngjashme

Të fundit