Të paktën 5,000 banorë kanë vdekur në qytetin e rrethuar të Mariupolit, përfshirë 210 fëmijë, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, thuhet sipas të dhënave nga kryetari i bashkisë së qytetit.
Deri të dielën, 170,000 banorë kanë vazhduar të qëndrojnë në Mariupol, ka thënë kryetari, Vadym Boichenko, raporton BBC.
Ai ka thënë se 90 për qind e banesave janë dëmtuar dhe 40 për qind e tyre janë shkatërruar.
Boichenko tutje tha se në mesin e objekteve të dëmtuara janë shtatë spitale dhe 57 shkolla.