Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur mbi 2,300, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në total, 2,329 palestinezë janë vrarë dhe 9,714 janë plagosur, raporton BBC.
Ka pak më shumë se një javë që kur persona të armatosur të Hamasit depërtuan në Izrael për të sulmuar civilët dhe ushtarët.
Ndërkohë, më shumë se 1 mijë e 300 njerëz janë vrarë në Izrael.
Izraeli ka kryer sulme hakmarrëse ajrore në Gaza që atëherë dhe pritet një ofensivë tokësore.