26.1 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Numri 14 i PDK-së në Drenas, profesori Mërgim Pirraku

- Advertisement -

Lista e PDK-së për zgjedhjet komunale në Drenas përfshin një emër të mirënjohur nga fusha e arsimit dhe teknologjisë – profesorin Mërgim Pirraku, i cili mban numrin 14 në listën e fitores.

Mërgim Pirraku ka një profil të pasur akademik dhe profesional. Ai ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, drejtimi Telekomunikacion, ndërsa studimet master i ka vijuar në Matematikë dhe Mekatronikë. Aktualisht, është në fazën e specializimit në fushën e Inteligjencës Artificiale në Mekatronikë.

Në aspektin profesional, Pirraku ka një përvojë të gjatë dhe të larmishme: ka punuar në sektorin bankar (2010–2015), ka qenë Head of Operations në kompaninë Arrears Solutions (2021–2025), si dhe profesor në Alfa Academy për më shumë se 15 vite. Ai ka shërbyer edhe si kryetar i studentëve në FIEK (2008–2010) dhe është autor i një libri me poezi.

Aktualisht, Mërgim Pirraku është anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit, ku përfaqëson me dinjitet qytetarët e komunës. Me përvojën e tij në arsim, inovacion dhe zhvillim teknologjik, ai shihet si një zë i rëndësishëm për avancimin e rinisë dhe arsimit në Drenas.

Të ngjashme

Të fundit