Shkruan: Ramiz Lladrovci
Numrat nuk janë gjithçka në politikë, marrëveshja është mbi numra.
Pse nuk bëhet marrëveshje politike për Kosovën? Liderët të bëjnë marrëveshje si detyrim ndaj besimit qytetar për Kosovën.
Liderët gjejnë zgjidhje për ta çuar vendin përpara, popullistët gjejnë arsyetime. Takimi i sotëm i Memlit dhe Albinit, dëshmoi se viktimizimi nuk është mall që e han vazhdimisht pazari.
Kryetari Krasniqi nga partia shtetformuese e shtetndërtuese, ka detyrime më të mëdha ndaj aktualitetit dhe të ardhmes, sepse, i prin partisë e cila është e lidhur me çdo sukses të Kosovës.
PDK është më shumë se parti, është vizion për Kosovën dhe nuk guxon të ndalet!