Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për Komunën e Shtimes.
Sipas këtij rezultati, kandidati i VV-së për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu ka fituar 379 vota, kurse kandidati i PDK-së, Përparim Ramusa, ka marrë 268 vota.
Në vend të tretë është renditur Kastriot Shabani i LDK-së me 97 vota.
