Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
KQZ ka publikuar përditësimin e fundit mbrëmë pas mesnate të rezultateve ku janë numëruar 169 nga gjithsej 187 kuti të votimit (90.37%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.
Vetëvendosje renditet e para dhe me 51.70% .Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 30.15%
Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 9.52%. AAK-NISMA 3.09.
LDK e PDK ka shënuar rritje nga numërimi i mbi 60% e votave. Kurse LVV e koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët kanë e pësuar rënie.