13.6 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Numërohen shumica e votave: afër 20 komuna e kanë “kryer me t’parën”

- Advertisement -

Mbi dhjetë komuna janë, gjithsej, përfshirë ato më të voglat dhe me shumicë të popullsisë nga komunitetet minoritare, ku nuk do të ketë një rund të dytë votimi.

Nga komunat me shumicë shqiptare, Sami Lushtaku i PDK-së po prin aktualisht në Skënderaj me 83,45% të votave.

Ilir Ferati i LDK-së po prin momentalisht në Istog me 58,78% të votave.

Edhe Agim Aliu e ka të sigurt fitoren që në rundin e parë në Ferizaj. Aktualisht numëron 56,40% të votave.

Në Podujevë aktualisht po prin Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 52,84% të votave.

Imri Ahmeti i LDK-së prin në Lipjan me 51,30%, ashtu si Bashkim Ramosaj i AAK-së në Deçan (51,56% aktualisht).

Ramiz Lladrovci, me subjektin e tij “Për Drenasin Kampion”, numëron aktualisht 51,68% të votave.

Ekrem Kastrati i Nismës ka mbi 53,50% të votave në Malishevë.

Pak mbi pragun e 50 përqindëshit janë Kadri Rahimaj i LVV-së në Kamenicë me 51,22% dhe Qemajl Aliu nga po e njëjta parti në Shtime (50,49%).

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç Mamushë nga KDTP ka 50,52%.

Lista Serbe, aktualisht, po prin në Leposaviq me Zoran Todiqin (70,35%), në Novobërdë me Sasha Millosheviqin (61,31%), në Shtërpcë me Ivica Tanasijeviqin (66,41%), në Zubin Potok me Millosh Peroviqinb (79,67%), në Zveçan me Dragisha Milloviqin (86,66%), në Graçanicë me Novak Zhiviqin (61,88%), në Ranillug me Tanja Antiq (72,06%), në Partesh me Dragan Petkoviqin (89,88%), si dhe në Mitrovicën e Veriut me Millan Radojeviqin (59,67%).

Të ngjashme

Të fundit