Lëvizja Vetëvendosje ka rënë fiks në 41.00% të votave pas numërimit të votave në 13 vendvotime të tjera, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Me përditësimin e fundit të KQZ-së, në orën 11:07, Vetëvendosje ka rënë në përqindje dhe rrezikon të bie nën 41.00%.
Aktualisht, LVV-ja numëron 311,907 vota të fituara nga numërimi i 90.13% të votave.
Rritje pas procesimit të 13 vendvotimeve të fundit, ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës.
PDK-ja, e cila kishte 22.31% të votave pas numërimit të 2,270 vendvotimeve, tani me emërimin e 13 vendvotimeve të tjera ka shkuar në 22.37% të votave të fituara.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë subjekti i tretë në nivel vendi, me 133,693 vota, apo përkthyer në përqindje 17.57 për qind.
Pas përditësimit të fundit të rezultateve, një rënie të lehtë e ka pësuar edhe koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët. Aktualisht koalicioni i krahut të luftës, mes partive të ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, rezulton të ketë fituar 7.56 për qind të votave.
Deri në fund, kanë mbetur për t’u numëruar edhe afër 9 për qind të votave të përgjithshme, pa përfshirë votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.