Deri tani janë numëruar 40.91 për qind e votave, më saktësisht 1,062 vendvotime.
Sipas të dhënave të deritanishme kandidatët më të votuar në VV janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati e Donika Gërvalla.

Në PDK pesë të parët janë Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili e Vlora Çitaku.

Në LDK prijnë Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti e Doarsa Kica Xhelili.

Ndërsa në AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.







