9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Numërohen afër 80% të votave të personave me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shkon drejt përfundimit të numërimit të votave nga procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.

KQZ vazhdon me numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta.

Deri në orën 20:05 nga ky proces janë numëruar 78.38% të votave të personave me nevoja të veçanta.

Nga ky proces i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 460 vota ose 38.05 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 294 vota ose 24.32 për qind.

Në vendin e tretë renditet LDK-ja me 150 vota ose 12.41 për qind.

Ndërkohë, vëzhgues të procesit zgjedhor vlerësojnë se certifikimi i rezultateve pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji, përkatësisht deri më 19 janar

Të ngjashme

Të fundit