-0.1 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Numërohen 89 nga 187 kuti votimi nga votat me postë, KQZ-ja: Rezultatet do të shfaqen shpejt në platformën online

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që u takojnë votuesve nga komuna të ndryshme që kanë votuar me postë.

KQZ bëri të ditur në një njoftim se po vazhdon numërimi i votave me postë. Procesi u përshkrua si “transparent”, ndërsa institucioni që organizon zgjedhjet publikoi edhe një tabelë ku “pasqyrohet progresi i numërimit”.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, KQZ thotë se ado do të shfaqen në platformën online “brenda një kohe të shpejtë”.

“Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net“, thuhet në njoftim.

“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”, njofton KQZ.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit