13.1 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Numërimi për Asamblenë Komunale në Prishtinë drejt fundit – kjo është renditja e partive

- Advertisement -

Procesi i numërimit të votave për Kuvendin Komunal të Prishtinës është në fazën përfundimtare, me 254 nga 268 kuti të votimit të numëruara (94.78%).

Sipas rezultateve preliminare të deritanishme për zgjedhjet e Asamblesë Komunale në Prishtinë: LDK me kandidatin Përparim Rama prin me 28.98% të votave (27,102 vota).

PDK me Uran Ismailin renditet e dyta me 22.58% (21,116 vota).

Lëvizja Vetëvendosje, me kandidaten Mrika Limani Myrtaj, është e treta me 21.56% (20,169 vota).

Partitë tjera që kanë kaluar pragun për përfaqësim në Kuvendin Komunal të Prishtinës:

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 9.97% (9,322 vota).

Lidhja e Prishtinës: 7.37% (6,894 vota)

Partia Socialdemokrate – PSD: 2.64% (2,469 vota)

LDK prin në Prishtinë në zgjedhjet për Kuvendin Komunal – numërimi drejt fundit - Insajderi - asamble komunale Prishtine

Gjithsej kanë votuar 93,527 qytetarë, që përbën 42.07% të gjithsej votuesve të regjistruar në komunën e Prishtinës 222,326 votues.

Rezultatet zyrtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit dhe certifikimit nga KQZ.

 

Të ngjashme

Të fundit