Procesi i numërimit të votave për Kuvendin Komunal të Prishtinës është në fazën përfundimtare, me 254 nga 268 kuti të votimit të numëruara (94.78%).
Sipas rezultateve preliminare të deritanishme për zgjedhjet e Asamblesë Komunale në Prishtinë: LDK me kandidatin Përparim Rama prin me 28.98% të votave (27,102 vota).
PDK me Uran Ismailin renditet e dyta me 22.58% (21,116 vota).
Lëvizja Vetëvendosje, me kandidaten Mrika Limani Myrtaj, është e treta me 21.56% (20,169 vota).
Partitë tjera që kanë kaluar pragun për përfaqësim në Kuvendin Komunal të Prishtinës:
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 9.97% (9,322 vota).
Lidhja e Prishtinës: 7.37% (6,894 vota)
Partia Socialdemokrate – PSD: 2.64% (2,469 vota)

Gjithsej kanë votuar 93,527 qytetarë, që përbën 42.07% të gjithsej votuesve të regjistruar në komunën e Prishtinës 222,326 votues.
Rezultatet zyrtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit dhe certifikimit nga KQZ.