2.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Numërimi i votave në Tiranë drejt fundit, ky është dallimi i votave mes Veliajt e Këlliqit

- Advertisement -

Ndërsa vijon numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, vazhdon të kryesojë Erion Veliaj me një avantazh prej 45 084 votash ndaj Belind Këlliçit.

Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Veliaj, i cili kandidon për mandat të tretë, ka marrë 123903 vota deri më tani (54.55%).

Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 78819 vota (34.70%).

Pas tyre janë edhe katër kandidatët e tjerë. Përkatësisht, Partia Demokratike me Roland Bejkon ka marrë 9708 vota (4.27%), Arlind Qori i “Bashkë” ka marrë 10837 vota (4.77%), Marko Dajti i FM ka marrë 2182 vota (0.96%), ndërsa Lajla Pernaska e PDIU ka arritur të sigurojë vetëm 1687 vota (0.74%).

Janë edhe disa qendra votimi ende pa rezultat ndërsa pak më parë Erion Veliaj ka triumfuar në njësinë nr. 3 në Tiranë me 58.22% të votave.

Pas tij , Belind Këlliçi me 4833 vota, Arlind Qori me 667 vota, Roland Bejko me 606 vota, Marko Dajti me 128 vota dhe Lajla Pernaska me 135 vota.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit