Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 4 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Klina që jetojnë në diasporë.
Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 540 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 567 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 195 vota, AAK-ja ka marrë 169 vota, PLE 20 vota, kurse Lista për Familjen 3 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Klinës që kanë votuar përmes postës janë 1607.