Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Dragashi që jetojnë në diasporë.
Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 293 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 201 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 62 vota, ndërsa SDU-ja ka marrë 84 vota.
AAK deri më tani ka 0 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga Komuna e Dragashit që kanë votuar përmes postës është 1603.