2.3 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Numër i madh i qytetarëve i përgjigjen pozitivisht peticionit për shkarkimin e Atiqit

Në Mitrovicën e Veriut, sot nga ora 9:00 deri në 15:00, qytetarët e kësaj komune mund të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

- Advertisement -

Peticioni po mbahet në Pallatin e Sporteve në këtë komunë.

Peticionin mund ta nënshkruajnë vetëm qytetarët që janë të regjistruar në regjistrin e votuesve në Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa për ta nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit duhet të shënojnë emrin, mbiemrin, numrin e sigurimeve shoqërore, vendbanimin, numrin e telefonit

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zubin Potok, iniciuesit e peticionit kanë kohë deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, e në Zveçan edhe pesë ditë më shumë.

Zgjedhjet e 23 prillit në të cilat katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq – u fituan nga kryetar shqiptarë, u bojkotuan nga Lista Serbe.

Të ngjashme

Të fundit