Presidentja Vjosa Osmani, si deputete në vitet 2011-2014 është kompensuar për rrugëtimin e saj, ani pse nuk ka jetuar në Mitrovicë.
Deputetët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë Prishtinës, me kërkesë të tyre, ndër vite janë kompensuar për harxhimet e rrugës.
Në listën me shpenzime të të gjitha viteve, prej 2011 që e ka publikuar nga Kuvendit figurojnë edhe kompensimet e bëra për ish-deputeten Osmani.
Duket se ajo është kompensuar për udhëtim nga Mitrovica, në vendin e punës. Për nëntor dhe dhjetor të vitit 2011, ish-deputetja e LDK-së është kompensuar me 380 euro.
Përgjatë vitit 2012, Osmani ka marrë për rrugë 1780 euro. Për vitin 2013, 1240 euro, ndërsa, në vitin 2014, kur ishte shpërndarë Kuvendi dhe vendi kishte shkuar në zgjedhje, ish-deputetja është kompensuar me 520 euro.
Ndryshe, që prej shumë vitesh, tash presidentja Vjosa Osmani ka jetuar në Prishtinë dhe nuk e ka bërë rrugën për Mitrovicë.