6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Nuk u përputhën në lartësi, detaje të reja nga përplasja mes helikopterit të ushtrisë dhe avionit me pasagjerë

- Advertisement -

Një helikopter i ushtrisë amerikane u përplas me një avion pasagjerësh të mërkurën në mbrëmje, në aeroportin e kryeqytetit amerikan duke lënë të vdekur 67 të vdekur.

Siç njofton Mailonline, së fundi nga të dhënat e marra nga rrëzimi i aeroplanit të American Airlines dhe helikopterit të Ushtrisë në DC u zbulua një mospërputhje në leximet e lartësisë.

Të dhënat nga regjistruesi i fluturimit të avionit të pasagjerëve treguan lartësinë e tij si 99 metra, kur përplasja ndodhi të mërkurën mbrëma. Ndërkaq, të dhënat në kullën e kontrollit, treguan helikopterin Black Hawk në 60 metra në atë kohë.

Mospërputhja me metra ende nuk është shpjeguar, por hetuesit shpresojnë të pajtojnë dallimet në lartësi me të dhënat nga kutia e zezë e helikopterit, e cila kërkon më shumë kohë për t’u tërhequr sepse u zhyt me ujë.

Ata gjithashtu thanë se planifikojnë të marrin të dhënat e kullës, të cilat mund të jenë më pak të besueshme.

Një pjesë e madhe e trupit të avionit të dëmtuar ngrihet nga lumi Potomac gjatë përpjekjeve të rikuperimit pas rrëzimit të American Airlines më 03 shkurt 2025 në Arlington, Virxhinia

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit