Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Urgjenca është dërguar në përmbarim. Ky vendim vjen pasi Inspektorati i Punës e kishte dënuar me gjobë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.Vendim të cilin nuk e zbatoi QKMF-ja.
Në qershor të këtij viti QKMF në Drenas, urgjenca është dënuar me gjobë prej 2500 euro për mos respektim të drejtave të punës. Kjo pasi nuk iu ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë të cilën e kanë kryer.
”Punëdhënësi duke angazhuar/lejuar punonjësit me gjatë se orët e punës të lejuara ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e Ligjit të Punës“, thuhej në vendim ndër tjerash.
Por, këtë vendim nuk e shpërfilli kjo qendër mjekësore.