Sot në Gllogjan të Deçani u mbajt ceremonia e varrimit e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, vëllai i Nasim Haradinajt. Nasim Haradinaj i cili tashmë është i dënuar nga Gjykata Speciale dhe po qëndron në burgun e Hagës, ku këta të fundit nuk e lejuan që të marrë pjesë në ceremoninë e vëllait, Agronit.
Ani pse me trup nuk ishte i pranishëm në Gllogjan, fjalët e Nasimit arritën përmes përmes një video-lidhje. Të pranishmit në ceremoninë e varrimit të Agronit, ngushëlluan edhe Nasimin.
Rasti për ta ngushëlluar përmes video-lidhjes e shfrytëzoi edhe avokati i Nasimit, Tobu Cadman, të cilët zhvilluan një bisedë se përse Gjykata nuk e lejoj Haradinajn të ishte në ceremoni.
Haradinaj i tregonte avokatit Cadman që ceremoninë e varrimit e kishte shtyer me shpresën që do t’i lejohet ardhja në Gllogjan.
“Unë jam mërzit dje e pardje tu prit që po më bin këta, por masi këta nuk më kanë leshu sot, unë s’jam ka mërzitna hiç dhe nuk po ma nin hiç. Kanë pas kohe boll, për qeta e kom shty kufomën për me pas kohë këta. Këta e kanë kry punën e tyre, unë e kom kry punën time, jam ka qëndroj këtu.” – tha Haradinaj.
I menjëhershëm ishte reagimi i avokatit Cadman, i cili i tha se do të dërgojë ankesë në gjykatë.
“Kom bisedu me gjykatë, me ua dërgu vendimin final, më pas do ta dërgojmë një ankesë në gjykatë.” – tha avokati gjatë bisedës me Haradinajn.
Mirëpo Nasimi e kundërshtoj fuqishëm këtë, duke thënë se nëse e aprovojnë lejen, ai nuk do të vijë më.
“Edhe në qoftë se ma aprovojnë lejen tani, nuk vi më, pasi që nuk isha në varrim e as në spital ta shoh sa ishte gjallë. Kur të dal nga burgu, varrin e gjej aty dhe shkoj dhe e vizitoj. Këta nuk e kanë kry procesin më të rëndësi për mu edhe unë nuk pranoj më me ardh edhe nëse lejojnë.” – ka thënë Haradinaj.
Haradinaj vazhdoi duke thënë se Gjykata Speciale e ka tregu pafytyrësinë e tyre.
“Nga sot tregoju që unë më nuk pranoj, nuk ni për ta, as nuk lodhna për ta, këta e bojnë të veten, unë e bëjë temën. Për mu kanë tregu pafytyrësinë e vet, kaq kanë mundur kaq kanë bo, kurrgjë tjetër. Unë e di që nuk më lejohet, por unë po flas me avokatin tim se ky është opinioni im.” – dëgjohet duke thënë Haradinaj në një video të postuar nga Arbëria TV.
Kujotojmë se për mungesën e Nasim Haradinajt ka reaguar edhe Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i cili e ka quajtur të padrejtë mungesën e Nasim Haradinaj në varrimin e vëllait të tij, Agron Haradinaj.
Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mungesën e Nasimit e përmbushën mijëra njerëz që morën pjesë.
“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij. Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah!” – ka shkruar ai.