16.2 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

“Nuk tu ka ni zoni”, aktivisti i PSD-së ripublikon videon: Me Radojiçiqin i keni lanë veteranët pa paga

- Advertisement -

Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti ka ripublikuar një video ku dëgjohen dy anëtar të kësaj partie duke iu drejtuar deputetit të VV-së, Sali Zybes në lidhje me koordinimin e shefes së GP-së së VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Radojiçiqin për veteranët.

Në një video, Nushi dëgjohet duke i thënë Zybës se nuk ka guxuar që të reagojë pas bisedës së Kusari-Liles me Radojiçiqin.

Sali Zyba ushtari I UÇK-së, po koordinohen me Radojiçiqin, zoni nuk tu ka ni. Zoni nuk tu ka ni Sali. O hic me mu mos fol, qe ku janë mediat, dil fol diçka kundër. Nuk guxon, zoni nuk tu ka ni.” – ka deklaruar Nushi i PSD-së.

Gjithashtu edhe Krasniqi i ka thënë Zybës, që së bashku me Radojiçiqin i kanë lënë pa paga veteranët.

Të ju tregon Radojiçiqi ku me shku. I keni lanë veteranët pa paga me Radojiçiqin jo me mu. Zoni s’tu ka ni, asnjë fjalë se ke fol kundër Mimoza Kusarit. Ti pretendon që je kon në tri lufta tutesh prej Mimoza Kusarit, prej Radojiçiqit tutesh.” – ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit