24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Nuk thirri as në telefon” – Uran Ismaili tregon si u prish koalicioni me Përparim Ramën

- Advertisement -

Ish-kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, tha se partia e tij nuk mori pjesë ne seancën për Badovcin pa marrë parasysh “presionit politik e kërkesave”.

Ismaili tha se kryetari Përparim Rama nuk ka vepruar për t’i harmonizuar pikat me PDK-në sa i përket Badovcit.

“Nuk mundem me i thanë ekipit tem voto pa marrë parasysh çka bjen kryetari se tash ne atë e kemi kryetar, nuk është e dobishme ajo, as për demokracinë as për qytetin. Kuptimi i koalicionit është që ti e bën një bashkim e jeni të ndryshëm dhe formoni diçka të re. Erdhëm deri te një situatë që u fut edhe Badovci dhe natyrisht ne nuk morëm pjesë në seancë”, tha Ismaili në Pressing

“Ne nuk kemi marrë pjesë në atë seanca pa marrë parasysh presionit politik e kërkesave. Besoj jam politikani i parë që kam folë kundër ndërtimit në Badovc”, u shpreh ai.

Ai tha se drejtori i shkarkuar i PDK-së, Ilirik Musliu, as nuk është thirrur në telefon nga Rama.

“Dihet që drejtori që u shkarku Ilirik Musliu, kanë konstatu se është drejtori më dinamik që e kanë pas brenda qeverisjes. Mënyra si është bë e kam kuptu qëllimin, pra mos me u thirr fare në telefon, një njeri që ke punu dy vite me të e ke taku 12 orë me hëret edhe e ke lavdu në postim. Me vendos me shkarku flet shumë për karakterin dhe mënyrën si e trajton një bashkëpunetor”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit