Mihali pas intervistimt ka bërë një postim interesant në rrjetin social ‘Facebook’, në të cilin ka publikuar agjenden e Kurtit dhe Gërvallës në ShBA.

‘Dora e hekurt’ e Vetëvendosjes u lirua nga Prokuroria pas gati pesë orë intervistim.

Lidhur me këtë Dehali nuk pati asnjë përgjigjie, ani pse u pyet nga gazetarët për arsyen e intervisitimit.

Periskopi ka raportuar gjatë ditës nga burimet e veta se dyshohet që Mihali e VV’së po intervistohet nga Prokuroria për bashkëpunim me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK’ut , Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion, për përzgjedhjen e kompanive të caktuara për punime në këtë korporatë.

Tutje burimet e Periskopit theksojnë se Prokuroria ka arritur t’i zbuloi imellat e Dejona Mihalit edhe me ambasadorin Martin Berishaj i cili dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni me kompaninë ‘MP Consulting’ dhe transferet e dyshimta në Serbi.

Sipas këtyre burimeve Mihali dyshohet se është e përfshirë edhe në skandalin e Faruk Mujkës, kryeshefit aktual të Ujësjellësit të Mitrovicës, i cili u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për korrupsion. 

Lidhur me këtë ngjarje pati reagime të shumta në opinionin publik.

https://www.facebook.com/share/p/mkaBJ4ym1sJSkNhZ/?mibextid=oFDknk