Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës, Memli Krasniqi komentoi situatën që u krijua në Skënderaj kur Vetëvendosje po mbante tubim elektoral atje. Kurti u prit me protesta, e për këtë partia në pushtet akuzoi PDK-në.
Krasniqi në “Click” të RTV21 tha kjo ishte tendencë e Vetëvendosjes për ta provokuar situatën.
“Është pa vërtetë një lloj tendence për ta provokuar situatën, ishte pamje e keqe që cilido politikan shqiptar me shku ne zemër të Drenicës ne vendin e lavdisë, të sakrificës me dhjetëra e dhjetëra vetura të policisë e me mbrojtje të afërt me 30-40 budigardë, pse është mrena popullit të vet të qytetarët e vet, tubime janë mbajt edhe me herët, pak fyese për qytetaert ne i pezulluam të gjitha aktivitetet për shkak të aksidentit me fatalitet, edhe paritite tjera, përveç VV-së, është e drejtë tyre nuk ka pasur hapësirë për ta tensionuar, tendencë e dështume e pushtetit ta poralizojë situatën”, tha Krasniqi.
Derisa shtoi se nuk i merr për bazë komentet e VV-së lidhur me partitë opozitare.
”Relevenate çka thotë VV nuk e marrë aspak të rëndësishme, me vjen keq prej votuesve që vitin 2021 ia kanë dhënë votën, në mungesë të rezultateve po veprojnë kështu, po përdorin gjuhë te urrejtjes, nuk po e kanë problem as që po dënohen për çdo ditë nga PZAP për gjuhë të urrejtjes nuk e marrë për bazë çka thotë VV preokupimi im janë qytearet”, tha Krasniqi.