27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

“Nuk qëndroj dot këtu”, çfarë e bëri Oltën të përlotej ditën e sotme në BBV?

- Advertisement -

Gjatë një bisede me Qetsorin, Olta ka treguar një tjetër anë të sajën të cilën nuk e kemi parë shpesh. Atë Oltën e ndjeshme, të emocionuar e të përlotur.

Qetsori mundohej ta qetësonte duke i thënë që pas kaq ditësh izolim, shpërthimet emocionale janë mëse normale. Me lot në sy dhe zërin që i drridhej, Olta u shpreh se anën emocionale të saj, duhet ta lërë menjëanë, përndryshe nuk qëndron dot në atë shtëpi.

Ajo gjithashtu shtoi se Olta e vërtetë është ajo me emocione, që preket lehtësisht nga çdo gjë, por duke qenë se është bërë pjesë e lojës, duhet të bëjë një zgjedhje dhe një ndarje mes Oltës lojtare dhe Oltës së vërtetë. Në ato momente aktorja rikujtoi edhe një herë momentin kur u surprizua nga videoja e djalit. Sipas saj ai ka qenë një ndër momentet me emocionet më të forta për të.

Të ngjashme

Të fundit