Versioni spanjoll i “Temptation Island” prodhon një skandal të ri seksual. Konkurrentja Claudia Martinez, e lidhur me Gilbert-in gjatë show-t, u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me joshësin Gerard Moreno. Të dy shkuan shumë larg, duke mos pyetur as për kamerat. Pamjet e treguan çiftin në dy skena të ndara: në pishinë, si edhe në dhomën e gjumit.
Gilbert u trondit nga imazhet
Video që zgjat rreth dymbëdhjetë minuta, iu shfaq e plotë dhe pa censurë Gilbertit, të dashurit të Claudias teksa qëndronte rreth zjarrit të ndezur në plazh. Kur zbuloi lidhjen, i tronditur nga pamjet, Gilberti u ngrit, në përpjekje për të hyrë në vilën e të dashurës. Ai nuk u lejua nga produksioni, por më pas u përball me partneren, Claudia.

Rasti Montoya
Kjo nuk është hera e parë që “Temptation Island” në Spanjë vihet në qendër të polemikave. Deri vonë, emri në qendër të mediave sociale ishte José Carlos Montoya, i përfshirë në një rast shumë të ngjashëm në versionin spanjoll të transmetimit. Ndryshe nga versioni italian, ku nuk ka kamera brenda shtëpisë së beqarëve, në atë spanjoll, çiftet mund të spiunojnë njëri-tjetrin kudo në fshat.
Në edicionin e mëparshëm të këtij reality, Montoya mori një video të të dashurës së tij Anita duke u puthur me Manuelin tundues në xhakuzi, i cili i kapte të pasmet. Pamjet live provokuan një reagim dramatik nga i tradhtuari: zemërim, lot, hedhje objektesh e një largim pa frymë në plazh, për të kapur dy të dashuruarit në flagrancë.






