Televizioni Dukagjini ka mësuar nga burimet e afërta me zhvillimet se vendi nuk pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme siç është folur dhe kërkuar javëve të fundit nga liderët e partive politike.
Sipas burimeve, partitë nuk kanë arritur dakordim për një gjë të tillë, dhe si rezultat, javën e ardhshme nuk do të thirret seancë për shpërndarje të Kuvendit.
Ligjërisht, nëse shpërndarja e Kuvendit nuk bëhet deri më 30 maj, zgjedhjet eventuale nuk të organizohen në fund të qershorit apo fillimit të korrikut, data këto që janë përmendur si të mundshme nga partitë.