Katalanasja Sport raporton se Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të Barcelonës të rinovojnë kontratën me holandezin Frenkie De Jong. Kontrata e mesfushorit skadon në verën e vitit 2026, por trajneri gjerman kërkon rinovimin e kontratës së tij.
Pas rinovimit me Araujo, Pedri, dhe Gavi, Flick ka kërkuar që tani të jetë radha e De Jong për të rinovuar, por drejtuesit e klubit nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me lojtarin.
Problemi kryesor që ka ngecur negocimin mes palëve mbetet paga e lojtarit, që është një nga më të paguarit te klubi ktalanas dhe drejtuesit janë pro rinovimit të tij por me pagë më të ulët.
Në rast se klubi dhe lojtari nuk bie dakord, largimi i tij në verë është i pashmangshëm, duke ditur që i skadon kontrata një vit më pas dhe Barcelona nuk mund të lejojë largimin e tij falas.
Pas insistimit të Flick për të rinovuar me De Jong, ditët në vijim pritet një takim kokë më kokë mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit për të vendosur fatin përfundimtar të holandezit.