-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

“Nuk po shkojnë në dasmë, ekziston rreziku”, diskutohet dërgimi i trupave të FSK-së në Gaza

- Advertisement -

Në Bordin e Paqes, u bë e ditur se Kosova është zotuar për të dërguar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.

Njohësi i Lindjes së Mesme, Lutfi Bilalli tha në “Kosova Today” se për ushtarët e FSK-së, misioni në Gaza do të jetë i rrezikshëm, transmeton klankosova.tv.

“Mund të them një lloj privilegji deri diku për imazhin e forcave tona, por rrezikshmëria ekziston. Çdo herë misionet i bartin rreziqet e veta. Sidomos në zonën veriore të Gazës”, tha Bilalli.

Me Bilallin u pajtua edhe gazetari shqiptar që jeton në Turqi, Sokol Brahaj.

“Nuk po shkojnë në dasmë, është zona më e rrezikshme. Në fakt e gjithë Lindja e Mesme është në rrezik. Dhe është përgjegjësi e madhe për Kosovën të shkojë në zonën më të rrezikshme të Gazës”, tha Brahaj.

Ndërsa ish-deputeti, Driton Tali se nuk ekziston rrezik i madh për pjesëtarët e FSK-së në Gaza.

“Nga roli historik që ka marr Kosova, rreziku nuk është i madh. Nuk duhet të merremi me rrezikshmërinë e mundshme, sepse ajo rrezikshmëri është edhe në reliktë të Kosovës në disa vende. Prandaj nuk e çaj shumë kokën për atë. Është lajm i mirë për Kosovën”, tha Tali në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit