Anëtari i Partinë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka komentuar një deklaratë të ministrit Aliu, në të cilën flet se si i ka harruar çmimet e banesave që i kishte blerë, në lagjen Marigona Hill.
Krasniqi thotë se Liburn Aliut mbase ka aq shumë para dhe nuk i intereson për çmimin ose i ka blerë aq shtrenjtë saqë i vije marre të tregojë.
A ndodhë që keni harru me çfarë çmimi e keni ble banesën, se unë nuk e njoh dikën që ka ble banes e aq më tepër në lagjet më të shtrenjta të Prishtinës, e nuk e din sa ka kushtu çmimi. E kjo i kallxon dy sene: ose Liburn Aliu paska qaq shumë parë sa që nuk i intereson sa ka kushtu çmimi ose Liburn Aliu i ka ble qaq shtrenjtë ato banesa e i vjen marre me kallxu sa i ka ble”, ka thënë Frashëri.
Sipas Frashërti, Vetëvendosja dhe qeveria edhe kur vjedhin përsëri mundohet të japin moral edhe atë publikisht.
“Cka flet kjo për VV. Se ka keqpërdorues që fshehen e nuk flasin e bëjë si me marre keqpërdorimin dhe ka keqpërdorues që jonë edhe ma t’kqi që dalin edhe publikisht dhe pretendoj që kanë kredo morale edhe tentojnë me e mbrojtë keqpërdorimin. Qikjo o VV-ja, këta edhe kur të keqpërdorin dhe vjedhin prap na shesin moral edhe mundohen me dal në tv me na kallxu qysh jonë ma të moralshmit”, ka shtuar më tej ai.