7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Nuk përjashtohet që Trump ta rikthejë korrigjimin e kufijve me Serbinë

- Advertisement -

Miliona shtetas amerikanë, që jetojnë këndej oqeanit paqësor, ka gati një muaj që kanë votuar për presidentin e ri.

Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar edhe Ilir Ibrahimi, drejtor menaxhues i Klubit të Biznesit të Kosovës.

Ibrahimi është shtetas amerikan, dhe beson se fitorja e Trumpit do të ndikojë edhe në vendin ku jeton tash.

“Se çfarë çasje do të ketë unë shpresoj se do të ketë kujdesin siç e ka pasur në administratën e parë që do të kemi një të deleguar special për çështjen e Ballkanit, dhe nëse ndodh një gjë e tillë unë mendoj që do të ketë një marëveshje të shpejtë”, ka deklaruar Ilir Ibrahimi – Analist.

Ibrahimi shpreson se Trump ta rikthejë në tryezë marrëveshjen e Uashingtonit.

Sipas tij palët nuk do të kenë shumë mundësi as të negociojnë përmbajtjen e as ta refuzojnë ofertën, cilado që do të jetë marrëveshja.

Ardhja e Trumpit për shumë njerëz e ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e planit franko-gjerman.

Analistit tjetër politik, Belgzim Kamberi, mendon se fati i këtij plani dhe marrëveshjes së arritur varet nga raporti që Trump do ta ndërtojë me Bashkimin Evropian.

“Tash mbetet të shihet nëse Trump ka dëshirë ta marr timonin ose lidershipin e proceseve në Ballkan, siç ishte në një situatë të caktuar në vitin 2017-18, një herë me idenë e korrigjimit të kufijve, pastaj me idenë e një projektit të orientuar kah ekonomia, pra si përfundoi me marrëveshjen e Ëashingtonit”, ka potencuar Belgzim Kamberi – Analist.

Edhe për zërat në botën serbe të cilët e kanë mirëpritur fitoren e Trumpit, Kamberi ka një shpjegim. Sipas tij, kjo atmosferë mund të analizohet në dy drejtime, e para është ideologjia, dhe e dyta shpresa e rrymave kryesisht nacionaliste se me Trumpin do të përmbyset rendi dhe realiteti politik.

Shpresa e këtyre të fundit sipas Kamberit jo domosdoshmërisht janë realiste sepse nuk do të thotë se Trump është kundër Kosovës, sepse në kohën e tij Kosova e themeloi ushtrinë dhe e fitoi njohjen e vetme në pesë vitet e fundit, atë nga Izraeli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit