8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Nuk përjashtohet mundësia për përshkallëzime si ajo që ndodhi në Banjskë”, Hoxhaj flet për mundësinë e luftës

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se ndonëse nuk mendon se do të ketë një luftë në Kosovë, nuk përjashtohet mundësia për përshkallëzime si ajo që ndodhi në Banjskë.

Hoxhaj për Euronews Albania tha se në një situatë të tillë si ajo që ndodhet bota sot kryeministri Kurti do duhet të tregohej më tepër aleat me SHBA-në.

Unë nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë akte të agresioni dhe incidente sikurse ishte ai i Banjskë. Është shfaqje tipike e luftës hibride dhe jam më se i sigurt se për Rusinë, Kosova. Lumi Ibër, apo pjesë të tjera të Ballkanit të banuar nga Serbët janë pika nevragjike për të zbatuar metoda të luftës hibride, por jam i bindur se sa kohë ka polici të Kosovës në veri, sa të kemi ushtrinë e Kosovës dhe trupa të KFOR-it në Veri nuk do të ketë luftë”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse një luftë do të ndodhte në këto momente vëmendja nuk do të ishte më në Kosovë.

Por përshkallëzime si ato që kemi parë nuk përjashtohen. Për mendimin tim, qeveria e Kosovës, po e lexon gabim situatën gjeostrategjike ndërkombëtare, mban edhe shumë gabimisht qëndrime të caktuara politike sepse natyrisht edhe nëse ndodh ndonjë përshkallëzim, nuk do të ishte vëmendja kryesore e botës në atë që ndodh në Kosovë, se ne po e shikojmë se pas luftës në Gaza e Palestinë, pas dramës së Gazës, është harruar lufta në Ukrainë, kur në këtë moment thuajse gjysmë milionë njerëz kanë humbur jetën”, tha Hoxhaj.

Kjo nuk është kohë kur mund të luhet me zjarr, pasi vëmendja kryesore është se çfarë po ndodh në Tajvan, në Moldavi apo në ndonjë shtet baltik, i cili mund të sulmohet. kryeministri Kurti duhet të sillet si partner në këtë kohë dhe të shikonte se si mund ta zgjerojë sovranitetin e Kosovës me koordinim të mirë me amerikanët”, tha ish-ministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit