Arsimi i lartë nuk është gjithmonë i përballueshëm, por studentët e gjejnë një mënyrë që të arrijnë të paguajnë për mësimin e tyre. Madje një 19-vjeçare i ka habitur të gjithë!
Kseniya shpreson që një ditë të bëhet një infermiere e kualifikuar. E për të përballuar shpenzimet e universitetit, studentja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur që të bëhet pjesë e faqes për të rritur.
E reja ka thënë se u ka treguar fansave të saj se këtë punë po e bën për të përballuar shpenzimet e shkollës dhe disa prej tyre kanë qenë të gatshëm që t’i financojnë atë.
“Fansat e mi e dinë se po e bëj këtë për të paguar studimet e mia. Jam me studime në një kolegj mjekësor”, ka thënë Kseniya për “Daily Star”, teksa ka folur për sipërmarrjen e saj të çuditshme ku ajo është një “infermiere seksi”.
Sipas saj, shumica e anëtarëve janë të vetëdijshëm për këtë dhe janë të interesuar që ta ndihmojnë me shpenzimet e saj.
Kseniya aktualisht ka një llogari në My.Club, e cila është një platformë për të “shfaqur dhe shijuar përmbajtje ekskluzive”. Dhe në vetëm pak ditë nga regjistrimi, studentja ka arritur të fusë në xhep mijëra dollarë.
“Unë plotësoj fantazinë e tyre ‘infermiere seksi’. Klientët e mi më pranojnë se kanë fantazuar prej kohësh për të marrë një takim me një infermiere seksi dhe unë jam në gjendje ta përmbush këtë”, ka thënë e reja duke zbuluar se çfarë duan fansat saj nga ajo.