Artistja e njohur nga Shkupi, Tuna, ka folur për herë të parë rreth divorcit me ish-burrin e saj, Patrisin.
Ajo për “Andale”, tha se nuk pendohet për vendimin që ka marrë tash e disa vite pasi nuk ishte më e lumtur në martesën me Patrisin.
“Dua t’i rrisë në një frymë familjare, që mos ta ndjejnë mungesën e figurës së mashkullit. Është e vështirë, por do t’ia dalim. Po mundohemi të dy për të mirën e fëmijëve tanë, dhe këtu kam betejën më të madhe viteve të fundit. Me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë, ishte vështirë. Kisha beteja të tjera sepse u shpërngula në Shkup, kisha dalë nga rrjedhat, nga gjendja. Kisha betejën e problemeve shëndetësore të familjes sime që ndodhnin të gjitha në të njëjtën kohë. Divorcin e lash si një problem dytësor sepse kisha beteja më të mëdha”.
“Nuk kishim ne nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete, thjesht ishin akumuluar shumë gjëra. Ishte guxim i madh saqë edhe sot kur e shoh nga një perspektivë tjetër, them sa mund të jem. Asnjëherë nuk pendohem, për mua një Nënë duhet të jetë e lumtur para se gjithash. Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë. Martesa ime zgjati katër vite”, u shpreh këngëtarja.