19.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Nuk ndiqen më në rrjetet sociale, kriset miqësia mes Eglit dhe Fifit?!

- Advertisement -

Fillimisht, këngëtaret Fifi dhe Egli u panë shpesh pranë njëra-tjetrës, duke ndërtuar një shoqëri të fortë edhe jashtë syrit të publikut. Madje, për një periudhë të shkurtër, këngëtarja mori përsipër edhe menaxhimin e Takos, duke i hapur rrugë disa projekteve të përbashkëta.

Mirëpo, gjërat ndryshuan shpejt. Burime pranë tyre tregojnë se mes dyshes pati mosmarrëveshje të lidhura me çështje financiare, gjë që bëri që rrugët e tyre të ndaheshin. Pas kësaj, marrëdhënia e dikurshme u ftoh krejtësisht.

Së fundmi, ndjekësit vunë re se as Fifi dhe as Egli nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëra-tjetrës në Instagram. Për momentin, asnjëra prej tyre nuk ka bërë një reagim publik për këtë prishje miqësie.

Të ngjashme

Të fundit