10 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Nuk ndalet rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

- Advertisement -

Në muajin shkurt 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, çmimet e apartamenteve u rritën nga 5 deri në 27%, rezulton nga të dhënat e “Monitor”, sipas agjencive të pasurive të paluajtshme dhe ndërtuesve. Kërkesa te komplekset e reja rezidenciale kryesohet nga vendasit e profesioneve të lira për qëllime banimi, ndërsa 90% e blerjeve të emigrantëve është për investim nga rishitja. Kërkesa është rigjallëruar edhe në tregun e rishitjes. Në zonën e ish-Bllokut, pronat e reja po shiten 5,000/m². Blerësit kryesorë janë sipërmarrësit.

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut të pasurive të patundshme, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro/m².

Nga vëzhgimi i “Monitor” në terren dhe të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, ka pasur rritje çmimesh nga 5 deri në 27% si në objektet që po ndërtohen në zonat periferike edhe ato të qendrës për muajin shkurt 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa çmimet e shitjes së apartamenteve të reja brenda Unazës së Vogël rezultuan të pandryshuara krahasuar me vjet. Në ndërtimet e reja në këtë zonë çmimi i ofruar vijon të nisë nga 2,300 euro /m².

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit