Nga Besa Ismaili
Ndërsa e indinjuar ndjehem me dënimin e ultë ndaj Arber Sejdiut, i martuar, baba i dy vajzave, i cili në vend se të parandalojë masakrimin e Marigonës bëhet bashkëkryes!
E brengosur ndjehem për mesazhin ç’edukues publik që përçon drejtësia me këtë rast, për të gjithë që nxisin, ndihmojnë, fshehin krimin dhe kanë një jetë fasadë familjare prapa së cilës fshehin monstruozicitetin e tyre!
Pavarësia e gjykatave është e shenjtë, dhe e respektoj.
Por, s’mund të mos interpretoj mesazhin që përcjellin vendimet e tyre. Një dënim i butë sikur ky për krimin makabër, nuk ndalon njerëzit në të ardhmen që të “bashkëkryejnë” apo “fasilitojnë” krime për hatër/interes, për dosta apo për fis, edhe atëherë kur bëhet fjalë për bashkëshorten e shokut, ndërkohë që bashkëshorten e vet e kanë të sigurtë në shtëpi!
Lutem për Marigonën dhe familjen e saj!