-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Nuk na mjafton vetëm fitorja”, Çitaku komenton deklaratën e Gërvallës: Këta dojnë diktaturë, kontrollë dhe nënshtrim

- Advertisement -

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka komentuar deklarimin e kryediplomates Donika Gërvalla e cila, në kuadër të gjuetisë së votave në mërgatë, deklaroi ndër të tjera se “nuk na mjafton vetëm fitorja”.

Sipas Çitakut, për pushtetin aktual, demokracia nuk është e mjaftueshme pasi, sipas saj, kjo nënkupton liri, liri për tu mos pajtuar me shumicën, liri të fjalës dhe pavarësi qytetare, intelektuale, politike e ekonomike.

“Këta dojnë diktaturë. Kontrollë. Nënshtrim.” – shtoi Çitaku.

Postimi:

Nuk na mjafton fitorja, u paska thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës mërgatës sonë, në një takim të thirrur nga një nga Ambasadat tona në Evropë.

Pra, demokracia nuk mjafton, sepse demokracia, edhe me fitore, nënkupton pluralizëm. Nënkupton lirinë për tu mos pajtuar me shumicën. Nënkupton lirinë e fjalës. Nënkupton pavarësinë qytetare, intelektuale, politike, ekonomike.

Por, jo.

Këta dojnë diktaturë. Kontrollë. Nënshtrim.

Kjo mendësi merr fund me 9 shkurt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit