4.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“Nuk mund të na detyroni”, “sensin e humorit e ke të jashtëzakonshëm” – Zelensky e Musk përplasen në “X”

- Advertisement -
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është një vend i pavarur dhe SHBA-të (aleat kryesor i Kievit në luftën kundër Moskës), nuk mundet ta “detyrojnë” Ukrainën “të ulet e të dëgjojë” në një tryezë potenciale negociatash me Vladimir Putinin.

Këtë Zelensky e ka përmendur gjatë një interviste radiofonike për Radio Ukrainën, ku i ka mëshuar faktit se Ukraina është vend i pavarur dhe se këtë ia ka lënë të kuptohet edhe aleatëve amerikanë dhe evropianë.

Diçka e tillë – një deklaratë deri diku kontradiktore e Zelenskyt, duke marrë parasysh se me ardhjen e Trump në pushtet ai ka thënë se pret që “lufta që zgjidhet më shpejt” – i ka rrokur vëmendjen edhe multimiliarderit amerikan, Elon Musk.

Ky i fundit, i caktuar edhe si bashkëdrejtues i një departamenti të ri për efiçencën në SHBA, e ka shpërndarë në platformën e tij X mesazhin e Zelenskyt. Por, nën një diçiturë tejet ironike: Ai ka një sens humori të jashtëzakonshëm (referuar Zelenskyt).

Bashkëngjitur madje, ka atashuar edhe një kronikë të shkurtër të medias britanike BBC, ku Zelensky përshkruhet si “Presidenti komedian, që po i qëndron detyrës në Ukrainë”.

Kjo deklaratë e Zelenskyt në fakt është disi kontradiktore, pasi një ditë më parë, ai tha se është i sigurt se lufta me Rusinë do të “mbarojë më shpejt”, pasi Donald Trump të bëhet president i SHBA-ve zyrtarisht.

Zelensky tha se kishte një “shkëmbim konstruktiv” me Trump gjatë bisedës së tyre telefonike pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai nuk tha nëse Trump kishte bërë ndonjë kërkesë në lidhje me bisedimet e mundshme me Rusinë, por tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga ai që ishte në kundërshtim me qëndrimin e Ukrainës.

Trump ka thënë vazhdimisht se prioriteti i tij është t’i japë fund luftës dhe të ndalojë atë që ai thotë se është një shterim i burimeve amerikane, në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Është e sigurt se lufta do të përfundojë më shpejt me politikat e ekipit që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë. Kjo është qasja e tyre, premtimi i tyre ndaj qytetarëve të tyre”, tha Zelensky në një intervistë për median ukrainase Suspilne.

Ai shtoi se Ukraina “duhet të bëjë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”.

Situata në fushën e betejës është e vështirë, me forcat ruse që bëjnë përparime, tha Zelensky.

Ai tha se legjislacioni amerikan e lejon atë të takohet me Trump vetëm pas inaugurimit të tij në janar.

Trump dhe Zelensky kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të trazuar. Trump u fajësua në vitin 2019 për akuzat se ai i bëri presion Zelenskyt për të zbuluar informacione të dëmshme për familjen Biden, transmeton Albanianpost.

Pavarësisht viteve të dallimeve, Trump ka këmbëngulur se ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Zelenskyn.

Kur dyshja u takuan në New York në shtator, Trump tha se “mësoi shumë” nga takimi dhe tha se do ta zgjidhte luftën “shumë shpejt”.

Trump ende nuk ka zbuluar se si synon t’i japë fund luftës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit