Derisa sulmet mes Izraelit dhe Palestinës janë duke vazhduar, një gazetare nga Gaza përmes një video ku dëgjohen sulmet ajrore tregon se sa e rrezikuar është, shkruan BBC.
Plestia Alaqad thotë se situata është e tmerrshme, derisa thekson se detyrohet të ndërroj disa herë vendbanimin pasi askund “nuk është e sigurt”.
Situata është e tmerrshme, nuk mund të marrim frymë, nuk ka internet, nuk ka rrymë. Ne vetëm po dëgjojmë bombardimet”, thotë ajo duke treguar pamjen nga dritarja e saj e mbyllur.