23.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

“Nuk mund të injorohet”/ Spanja: Lufta në Gaza, një gjenocid i vërtetë

- Advertisement -

Margarita Robles, ministrja e Mbrojtjes e Spanjës , ka thënë se lufta në Gaza, “e cila është një gjenocid i vërtetë”, nuk mund të injorohet.

“Kjo nuk është kundër askujt, nuk është kundër shtetit izraelit, nuk është kundër izraelitëve, të cilët janë njerëz që ne i respektojmë,” tha ajo për televizionin shtetëror TVE në lidhje me vendimin e Spanjës në fillim të kësaj jave për të njohur Palestinën si një shtet sovran.

“Masa synon t’i japë fund dhunës në Gaza”, shtoi ajo. Zëvendëskryeministrja spanjolle, Yolanda Diaz e kishte përshkruar gjithashtu luftën si gjenocid në fillim të kësaj jave.

Spanja është një nga vendet europiane që ka qenë më kritike ndaj Izraelit lidhur me luftën në Gaza.

Të mërkurën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë se qeveritë e tyre do të njohin shtetin palestinez nga java e ardhshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit