18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

“Nuk mund të hidhet pluhur e vrer mbi një femër”, Fifi mbështet Beatrixën pas daljes nga shtëpia

- Advertisement -

Pak ditë më parë, Beatrix la shtëpinë e “Big Brother VIP” por duket se përballja me botën jashtë ka bërë që Trixa të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Madje ajo mungoi në emisionin “Fun Club”, ku të gjithë banorët japin rrëfimet e para ekskluzive pas daljes

Megjithatë, ajo ka patur mbështetjen e shumë personave, të njohur e të panjohur për publikun. Mes tyre, edhe këngëtarja Fifi, e cila po ashtu ishte banore e “Big Brother VIP”.

Në një video të shkëputur nga një “live’ në Instagram, këngëtarja tha se njerëzit asnjëherë nuk duhen gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…”, thotë Fifi.

https://www.instagram.com/tv/CZF7ZoNlwwo/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojmë që artistja e ka shprehur edhe më parë mbështetjen, për Beatrix dhe për marrëdhënien e saj me Donaldin. Madje ajo tregoi se kishte dëshirë të dërgonte një parashutë në shtëpi për çiftin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit