2.7 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

“Nuk mund të anashkalohen rezolutat”, Macron: Netanyahu s’duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Benjamin Netanyahu nuk duhet të shfuqizojë vendimet e OKB-së, duke i kujtuar se ka qenë një vendim i kësaj organizate që krijoi shtetin e Izraelit.

“Z. Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së”, tha Macron, duke iu referuar votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në nëntor 1947 mbi planin për ndarjen e Palestinës në një shtet arab dhe hebre.

“Rrjedhimisht, tani nuk është koha për të anashkaluar rezolutat e OKB-së,” shtoi Macron, duke komentuar ndërhyrjen tokësore të forcave izraelite në Libanin jugor, ku është vendosur forca paqeruajtëse UNIFIL.

Kjo deklaratë e Macron vjen disa ditë pasi ai foli për ndalimin e armëve ndaj Izraelit dhe mes një një sfondi tensionesh të forta midis Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) dhe Izraelit.

Netanyahu pretendon se Hezbollahu po përdorte objektet dhe pozicionet e UNIFIL si “mburojë” për të nisur sulmet ndaj Izraelit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit