26.6 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

“Nuk mund ta ndaloj”, Dukagjini tregon çfarë nuk bën Dua para koncerteve

- Advertisement -

Babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, muzikanti dhe frontmeni i grupit legjendar “ODA”, Dukagjin Lipa, ka folur për herë të parë lidhur me fotografinë e shumëpërfolur të vajzës së tij, ku ajo shihet duke pirë cigare.

Në një intervistë ai u pyet nëse e shqetëson fakti që Dua konsumon cigare, apo nëse këtë e sheh si pjesë të jetës së saj artistike.

“Dua nuk e pinë cigaren para koncertit. As alkool nuk pinë, as cigare nuk pinë – kur jemi në turne nuk pinë. Kur është në pushim, pi”, u shpreh ai me sinqeritet.

Më tej, Dukagjin Lipa shtoi se nuk është e drejtë të paragjykohet një artiste për zgjedhje personale, sidomos kur bëhet fjalë për një person të rritur dhe të pavarur.

“Nuk e besoj që në shekullin 21 ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’?”, tha ai.

Reagimi i tij erdhi pas një sërë komentesh në rrjetet sociale, ku ndjekës të ndryshëm shprehën habi apo zhgënjim ndaj fotove të Duas me cigare – veçanërisht gjatë pushimeve, në mes të një turneu të ngjeshur botëror.

Të ngjashme

Të fundit