2.3 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

“Nuk muj me vazhdu”, gazetari zbulon fjalët rrëqethëse të Selvijes pas varrimit të Shpatit

- Advertisement -

Gazetari dhe miku i Shpat Kasapit, Vlorijan Halili, ka zbuluar detaje rrëqethëse nga varrimi i artistit.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Halili tha se ish-bashkëshortja e Shpatit, Selvija, ishte shkatërruar nga vdekja e ish-partnerit të saj, me të cilin ka edhe një djalë trevjeçar, transmeton Klankosova.tv.

Halili bëri të ditur se në momentin që i ka shprehur ngushëllime Selvijes, i ka kërkuar që të bëhet e fortë, por, siç thotë gazetari, ajo kishte deklaruar se ndoshta nuk do të mund ta bëjë ballë këtë dhimbje.

“Selvisë, kur i kam shpreh ngushëllime, dhe kur e kam përqaf e di që i kam thënë bëhu e fortë se e ke tash një djalë, për të cilin ti duhesh me vazhdu e me qenë nënë e tij, edhe ma ka bë ‘nuk e di a kam me mujt me vazhdu’. Mundem me thënë që ka qenë e shkatërruar komplet, sepse nuk e ka pritur, qysh nuk e ka prit askush prej neve, ani pse kanë qenë bashkë ditë e natë”, u shpreh Halili.

Të ngjashme

Të fundit