Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka falënderuar mbështetësit për besimin që i dhanë në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Scanner.
Në njē postim në Facebook, ai thotë se pavarësisht rezultateve, është krenar që arriti të fitoj besimin e shumë qytetarëve
“Mbështetja juaj është një angazhim i veçantë për mua, pasi rreth 4500 qytetarë besuan në vizionin për një politikë me moral dhe integritet, pa pasur asnjë strukturë organizative. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm”, shkruan Nimani.
Postimi i plotë:
Qytetarë, miq, studentë, diaspora dhe kolegë nga Forumi Intelektual E-30
Një falënderim i sinqertë për mbështetësit e mi dhe besimin që më dhatë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pavarësisht rezultateve, jam krenar që arrita të fitoj besimin e shumë qytetarëve dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për mua.
Zotohem se do të jem zëri i tyre, pa marrë parasysh se si dhe ku do të shërbej në të ardhmen.
Ju falenderoj nga zemra për besimin tuaj dhe angazhimin tuaj të palodhur!
Mbështetja juaj është një angazhim i veçantë për mua, pasi rreth 4500 qytetarë besuan në vizionin për një politikë me moral dhe integritet, pa pasur asnjë strukturë organizative. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm.
Dua t’i falenderoj partnerët e koalicionit AAK dhe NISMA për bashkëpunimin e shkëlqyer. Falenderoj gjithashtu miqtë, kolegët nga Forumi Intelektual, studentët dhe vullnetarët që ishin me mua në këtë proces.
Dita të mira po vijnë dhe do të jemi bashkë me ju në çdo hap të rrugëtimit tonë!
Sinqerisht
Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani